Qëllon me armë gjahu pas konfliktit, arrestohet autori

schedule20:24 - 7 Mars, 2018

schedule 20:24 - 7 Mars, 2018

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar fatmirësisht pa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bushat të Vaut të Dejës. Sipas policisë lokale, njëri nga personat e përfshirë në sherr ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër, rreth 40 vjeç.
Policia e Shkodrës brenda pak minutash ka arrestuar 40-vjeçarin Zefjan Çuni dhe ka sekuestruar armën e gjahut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.03.2018, rreth orës 14:45, në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Zefjan Çuni, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat. U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas. I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Z. Ll. 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al