Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi në BE, prioritet i Shqipërisë”, Rama: Kemi përmbushur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm

schedule16:46 - 19 Shtator, 2026

schedule 16:46 - 19 Shtator, 2026

Integrimi europian, kryeprioritet i Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi ka deklaruar se 2030 nuk është vetëm qëllimi, por dhe transformimi i Shqipërisë në BE.

“Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 nuk janë tri rrugë të ndryshme.  Ato janë një rrugë e vetme transformimi.”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka dhënë disa statistika se si ne 8 vite, Shqipëria ka ndryshuar për mirë.



“Që nga Rishikimi ynë Kombëtar Vullnetar në vitin 2018, varfëria ka rënë nga 23.7 në 19 për qind, vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç është përgjysmuar, më shumë se 95 për qind e shërbimeve publike tashmë ofrohen online, pothuajse e gjithë energjia jonë elektrike vjen nga burime të rinovueshme, gratë mbajnë 35 për qind të vendeve në parlament dhe afro 50 për qind të posteve ministrore. Borxhi publik është shumë më poshtë se 60 për qind”, shtoi ai.

Në kuadër të vizitës në OKB, Rama thotë se Shqipëria në rajon është nga vendet që ka përmbushur më së shumti detyrimet Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Dhe Shqipëria tani renditet e 44-ta në nivel global në Indeksin e SDG-ve për vitin 2026, duke qenë ndër vendet me performancën më të mirë në rajonin tonë. Por angazhimet nuk i ndryshojnë jetët; zbatimi po.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka angazhuar 6 milionë dollarë amerikanë për Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve, duke bashkuar ekipin e Kombeve të Bashkuara rreth katër prioriteteve si mbrojtjen e fëmijëve, përgatitjen e bizneseve për tregun e përbashkët të BE-së, rigjallërimin e komuniteteve lokale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksoi kryeministri.

Rama shton se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe OKB do të vijojë, me një kuadër të ri bashkëpunimi 4-vjeçar 2027- 2031.

Fjala e plotë

“Përshëndetje nga Shqipëria për të gjithë ata që po i bashkohen këtij Momenti të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga e gjithë bota. Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët. Ato janë një plan i përditshëm pune dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian. Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 nuk janë tri rrugë të ndryshme.
Ato janë një rrugë e vetme transformimi.

Që nga Rishikimi ynë Kombëtar Vullnetar në vitin 2018, varfëria ka rënë nga 23.7 në 19 për qind, vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç është përgjysmuar, më shumë se 95 për qind e shërbimeve publike tashmë ofrohen online, pothuajse e gjithë energjia jonë elektrike vjen nga burime të rinovueshme, gratë mbajnë 35 për qind të vendeve në parlament dhe afro 50 për qind të posteve ministrore. Borxhi publik është shumë më poshtë se 60 për qind.

Këto nuk janë thjesht statistika. Ato janë dëshmi se ndryshimi është i mundur.
Dhe Shqipëria tani renditet e 44-ta në nivel global në Indeksin e SDG-ve për vitin 2026, duke qenë ndër vendet me performancën më të mirë në rajonin tonë.

Por angazhimet nuk i ndryshojnë jetët; zbatimi po. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka angazhuar 6 milionë dollarë amerikanë për Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve, duke bashkuar ekipin e Kombeve të Bashkuara rreth katër prioriteteve si mbrojtjen e fëmijëve, përgatitjen e bizneseve për tregun e përbashkët të BE-së, rigjallërimin e komuniteteve lokale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, kemi nënshkruar kuadrin tonë të ri të bashkëpunimit për periudhën 2027–2031 dhe nuk do të lëmë askënd pas, as fëmijët tanë, as komunitetet tona rurale dhe as më të cenueshmit.

Së bashku me Kombet e Bashkuara, partnerët tanë europianë dhe qytetarët tanë, do të vazhdojmë të ecim përpara. Ju faleminderit shumë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!