Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekja toksikologe: Përdorimi i alkoolit dhe substancave të tjera rrit rrezikun për tu prekur nga koronavirusi

schedule09:23 - 21 Prill, 2020

schedule 09:23 - 21 Prill, 2020

Sonila Tivari Bitri mjeke toksikologe në Spitalin Amerikan foli në emisionin ABC-ja e Mëngjesit me gazetarin Enkel Demi për rrezikun që sjell përdorimi i alkoolit në këtë kohë pandemie nga Covid-19.

Teori të ndryshme në vende të tjera të botës provuan alkoolin si një armë luftuese ndaj koronavirusit por që kjo rezultoi e kundërta.

Alkooli jo vetëm që nuk e luftonte por shtonte rrezikun për tu prekur nga koronavirusi dhe personat që e përdornin kalonin edhe me komplikacione serioze për jetën.

Në bisedën e zhvilluar në ABC News, mjekja toksikologe dha disa këshilla të vlefshme në lidhje me përdoruesit e alkoolit sidomos në këtë periudhë karantine.

Pjesë nga biseda në studio:

Enkel Demi: Nëse dikush rrezikon duke pirë alkool me idenë se do e shpëtojë nga koronavirusi është e dëmshme dhe çon në komplikacione serioze?.

Sonila Tivari Bitri: Kur ne fillojmë të marrim më shumë alkool, se sa një muaj më përpara, papritur bëhemi të varur. Kjo do kohë por duhet ti theksojmë disa gjëra përpara se ato të kthehen serioze.

Enkel Demi: Pra nëse këto 40 ditë karantine dikush ka filluar të pi përditë një sasi të caktuar alkooli atëherë kjo mund ta çojë drejt një varësie?

Sonila Tivari Bitri: Po, mund të kthehet i varur nga alkooli. Duhet të theksojmë edhe faktin që në periudhën e fundjavës ku është e ndaluar lëvizja, risku për të bërë apsinezë nga stopimi i alkoolit është i madh. Kjo çon në komplikacione serioze, dhe ky fakt nuk njihet. Komplikacionet mund të jenë encefalopatia, apsitenca shoqërohet me dridhje, me kriza konvulsive, me axhitim. Këto janë shqetësimet që në përgjithësi kanë personat e ndryshëm të cilët nuk e përkufizojnë veten si të varur nga alkooli dhe e kanë të vështirë ta pranojnë.

Enkel Demi: Nëse gjatë kësaj periudhe e shtojnë dozën e alkoolit a çon në uljen e imunitetit dhe për pasojë më të prekshmë nga koronavirusi?

Sonila Tivari Bitri: Patjetër, janë bërë shumë studime që personat me çrregullime të konsumimit të alkoolit janë me te prekshem ndaj viruseve. Përdorimi i alkoolit apo substancave të tjera nxisin dëmtimin e sistemit imunitar i cili është i rëndësishëm në luftën kundër Covidit.

Enkel Demi: Ju keni specialitetin e toksikologjisë, nuk merreni vetëm me varësinë ndaj alkoolit por edhe nga substanca të tjera, dhe punoni në spitalin amerikan ku ka një strukturë të veçantë për këta pacientë tregon se është  një hall i madh për shqiptarët?

Sonila Tivari Bitri: Po dhe në fakt është i nënvlerësuar. Stigmatizimi për abuzimin substancior është i madh. Personat që vuajnë nga ky çrregullim , janë të padiagnostikuar, kjo sepse ata vetëstigmatizohen, pra e kanë të vështirë ta pranojnë se janë të sëmurë. E dyta stigmatizohen nga shoqëria dhe nga personeli shëndetësor. Ndaj të gjithë këtyre personave u bëj thirrje që të mos gjykojnë veten por të drejtohen te mjeku në momentin që mendojnë se jeta e tyre është e varur nga alkooli. Është një sëmundje kronike që kurohet me trajtimin e duhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!