Partia Demokratike është duke u përballur me një lëvizje të re, e cila synon ringritjen e partisë.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se kjo lëvizje është për të ringritur partinë.
Sipas tij, me lëvizjen e re, që drejtohet nga Astrit Patozim nuk nkërkohet përjashtimi i Lulzim Bashës.
“Zoti Basha kishte kohë që të reflektonte dhe të analizonte atë që kishte ndodhur sepse duhet të kemi parasysh se PD dhe qytetarët janë përballur me skandale të qeverisë Rama. Ju keni qenë prezent, ku ne kemi qenë në çdo aksion të përbashkët të opozitës. Nuk kemi kundërshtim me zotin Basha, nuk kemi kërkuar përjashtimin e tij. Kemi kërkuar ringritejen e PD-s”, u shpreh Cara.