Ku dhe sa mbijeton COVID-19? Sulçebe në “ABC News”: Duhet të bashkëjetojmë me këtë virus

schedule08:55 - 21 Prill, 2020

schedule 08:55 - 21 Prill, 2020

Në “ABC e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi, Prof. Dr. Genc Sulçebe u shpreh se teknologjia mjekësore tashmë është e avancuar dhe se pritet që shumë shpejt të realizohet një vaksinë.

Gjatë bisedës në studio ai tha se qytetarët duhet të mësohet të bashkëjetojnë me virusi duke ruajtur parametrat kryesore të higjienës. Më tej ai theksoi se më shumë kujdes duhet ruajtur ekuilibri i kushteve sociale-ekonomike.

Lexo edhe: Mjeku imunolog: Pse imuniteti i shqiptarëve mund ta kalojë më lehtë koronavirusin

 “Gjermanët bëjnë studime serioze. Është parë që në çelik, inoks, plastikë virusi mund të jetojë deri në tre ditë, kjo është parë në kushte laboratorike, ndërsa në ajër rreth 3 orë, ndërkohë në materialet e buta është parë deri në 24 orë.

Theksoj se me një higjienë të mirë rreziku i infektimit nga prekja, është minimal. Dezinfektimi i ambienteve, përdorimi i maskave, nëse këto parametra ruhen, mund të fillojë një aktivitet normal. Duhet të bashkëjetojmë me këtë virus dhe besoj që deri në fund të vitit mund të arrihet imuniteti i virusit. Nuk duhet të jetojmë me frikë”, tha Sulçebe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!