Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrja Kumbaro në Puglia për Parkun e Artit

schedule18:28 - 7 Mars, 2018

schedule 18:28 - 7 Mars, 2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Presidenti i Rajonit të Puglias, Michele Emiliano, firmosën në Bari një tjetër marrëveshje kulturore dhe ekonomike për realizimin e projektit artistik “Shokë dhe ëngjëj”.

Ai synon ndërtimin e Parkut të Artit në kopshtin e ish-Kinostudios, për të krijuar kështu një pol të ri artistik në të ashtuquajturën periferi te Tiranës. Ky projekt, ku do të përfshihen edhe statuja të realizmit socialist, provokon një debat të nevojshëm dhe ende të munguar mbi përballjen me të kaluarën tonë komuniste.

“Këto statuja, tha Kumbaro, përdorimi i të cilave ka një valencë të fortë simbolike, që janë mbuluar e zbuluar, ulur e ngritur, admiruar e përçmuar, do duhet të gjejnë një vend të lexueshëm e të hapur ndaj debatit e reflektimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!