Kosova fiton pavarësinë energjitike nga rrjeti i Serbisë

schedule20:25 - 20 Prill, 2020

schedule 20:25 - 20 Prill, 2020

Tashmë Kosova është e pavarur nga Serbia për rrjetin energjetik. Vendimi është marrë sot nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe është bërë publik nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë Rozeta Hajdari.

Hajdari thotë se kjo marrëveshje u arrit falë mbështetjes së partnerëve ndërkomëbarë ku veçon Gjermaninë dhe SHBA-të.

Lexo edhe: Grenell -Kurtit: Nuk është folur për shkëmbim territoresh

“Sot më 20 prill 2020, në ora 17:00, ka përfunduar procesi i votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes KOSTT- ENTSO –E. Marrëveshja e Re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale).

Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të Marrëveshjes së Re të Kycjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë.

Me këtë rast falënderojmë Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera MIKE. Njëherit përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme! Urime Kosovë në këtë kohë të vështirë me Pandeminë COVID -19 por me SUKSESE HISTORIKE!”, shkruan Hajdari.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=128901508734923&id=111601707131570

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!