Kryeministri takim kokë më kokë me Presidentin

schedule16:11 - 7 Mars, 2018

schedule 16:11 - 7 Mars, 2018

Kryeministri Edi Rama është takuar në presidencë me kreun e shtetit, Ilir Meta. Sipas burimeve për ABC News, tema e disktuar ka qenë dhënia e autorizimit për negociatat me Greqinë.

Presidenti Ilir Meta në deklaratat e mëparshme është shprehur se komunikimet do të jenë institucionale për këtë cështje të mprehtë.

Por në takimin e sotëm që zgjati rreth 60 minuta Presidenti i Republikës dhe Kryeministri janë takuar kokë më kokë me dyer të mbyllura.

Kreu i shtetit ka kërkuar dy herë informacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për detaje të marrëveshjes me Greqinë dhe saktësimin në harta të ndarjes së kufirit detar, shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!