Në një intervistë për National Geographic, njeriu më i zgjuar në planet, Stephen Hawking, ka deklaruar se përpara se të ndodhte Bing Bang nuk ka pasur asgjë.
“Gjendja e kufijve të universit… është se nuk ka kufij”, tha ai.
Në fakt, përgjigja e tij është bërë e zakonshme veçanërisht për këtë lloj pyetje.
Ai beson se Big Bang, i cili ndodhi rreth 13.8 miliardë vite më parë, është krijimi i asaj, që ne sot e shikojmë si kohë. Big Bang ishte një veçori që theu ligjet e fizikës, kështu që çdo gjë që e parapriu nuk mund të zbatohet me pikëpamjen tonë për ekzistencën.
Ai e shpjegon këtë duke përdorur konceptin kohë-hapësirë të Euklidit, që matet në katër dimensione.
Imagjinoni një linjë horizontale me të shkuarën në të majtë dhe të ardhmen në të djathtë. Tani, vendosni një linjë vertikale dhe kjo, sipas Hawking, quhet “koha imagjinare” dhe është ajo çfarë kishte përpara Big Bangut.
Në thelb, sipas Hawking, nuk kishte kishte kufi të kohës.
Kjo gjendje ngjason me udhëtimin tonë rreth Tokës. Sipërfaqja është e sferike dhe kurrrë nuk do të arrish në skaj.
Jo vetëm rreth diskutimit në kohë, por Hawking është duke ngritur zërin ndaj rrezikut të inteligjencës artificiale. Gjithashtu ai mendon se është e nevojshme që të gjendet një planet tjetër që të mbështesë jetën njerëzore./abcnews.al