Gjykata Kushtetuese, kandidaturat në pritje të Vettingut të KED

schedule17:39 - 5 Mars, 2018

schedule 17:39 - 5 Mars, 2018

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka konfirmuar për gazetarët, se kandidaturave të mbërritura në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe atyre të depozituara në Presidencë, për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, do t’u duhet të presin përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Është ky institucion kushtetues, që rendit në bazë merite, kandidaturat për gjyqtar në Kushtetuese.
Mazhoranca më parë është shprehur, se vakanca u shpall nga Kuvendi, pasi Gjykata Kushtetuese nuk mund të qëndrojë e gjymtuar.
Por sipas Ulsi Manjës, Kushtetuesja duhet të presë përfundimin e rivlerësimit kalimtar për trupën e KED, që kjo më pas të rendisë kandidaturat për Kushtetuese, edhe pse këta të fundit nuk e kanë kaluar Vettingun, si e kërkon Kushtetuta.
Kujtojmë se trupa e parë e KED, institucionit më të ri të reformës në drejtësi, është zgjedhur në vitin 2016, por procesi i Vettingut për të ende nuk ka përfunduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!