Kokaina/ “Ligj Anti-mafia” për Arbër Çekajn

schedule16:19 - 4 Mars, 2018

schedule 16:19 - 4 Mars, 2018

Kompania “Arbri Gardem” porositi në Kolumbi 3 kontenierë me banane në fillim të muajit Janar 2018, ku në njërin prej tyre u gjet edhe sasia rekord e kokainës. Prokuroria thekson se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 2 kontenierët e tjerë kanë rezultuar të pastër pas kontrollit. Dyshohet gjithashtu se në vitin 2015, në Ekuador është kapur një tjetër sasi kokaine në kontenirët e kompanisë “Arbri Garden”.

Pas sekuestrimit të sasisë rekord të kokainës prej 613 kilogramësh në Maminas të Durrësit, Policia dhe Prokuroria, nuk kanë gjetur elementë të tjerë të dyshimtë gjatë kontrollit të ushtruar edhe ndaj dy kontenierëve të tjerë, që ishin me banane në emër të kompanisë “Arbri Garden”.

Ata ishin sekuestruar si prova materiale me urdhër të organit të akuzës menjëherë pas operacionit të zhvilluar të mërkurën në portin e Durrësit dhe në magazinën, e cila ndodhet në Maminas.

Gjithashtu u kontrolluan edhe dokumentet e gjetura në kompaninë “Arbri Garden” dhe pritet që të vendoset masa e sekuestros preventive mbi kompaninë dhe asetet deri në fund të hetimeve. Edhe ndaj administratorit të kompanisë, “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, i cili ndodhet në arrati, ka filluar hetimi pasuror në bazë të ligjit antimafia. Në sitë do të kalojnë edhe familjarët e tij dhe bizneset që mund të jenë ngritur me para të dyshimta.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar shkresë, të gjitha bankave të nivelit të dytë, për të parë referencat financiare lidhur me aktivitetin që ka kryer Abër Çekaj në trasanksionet bankare. Po kështu, organi i akuzës, kërkon informacion edhe nga drejtoria e përgjithshme e hipotekës për të mësuar nëse Çekaj ka pasuri të patundshme të, si tokë, troje ose apartamente të regjistruar në emër të tij apo të afërmve të vet.

Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e kompanisë së Arbër Çekajt.
Prokuroria ka rihapur edhe njëherë dosjen e vitit 2015, ku kompania u dyshua për përfshirje në trafik ndërkombëtar kokaine.

Në atë kohë konkretisht, në Ekuador ishte sekuestruar kokainë në kontenirët e kompanisë “Arbri Garden”. Por hetimet ngecën në pritje te letërporosise nga shtetit amerikano latin.

Deri tani janë arrestuar në vendin tonë, shoferi Armando Pezaku dhe përgjegjësi i turnit, Donaldo Lushaj, teksa nën hetim janë edhe 12 persona të tjerë./abcnews.al