Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daçiç: Shqiptarët e Kosovës s’janë një komb, por pakicë kombëtare

schedule12:11 - 3 Mars, 2018

schedule 12:11 - 3 Mars, 2018

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç thotë se shqiptarët e Kosovës nuk janë komb por pakicë kombëtare. Ai ripërsëriti se deklarat e Ramës për një president të përbashkët është thjeshtë një përpjekje për formimin e Shqipërisë së Madhe.

Në një intervistë për “Russia Today”, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar përsëri deklaratën e kryeministrit Edi Rama, lidhur me presidentin e përbashkët. Duke nënvizuar se shqiptarët në Kosovë nuk janë komb por pakicë, ai thotë se Beogradi nuk do të njohë kurrë pavarësinë e tyre.

Ivica Dacic, Ministër i jashtëm i Serbisë: “Ekziston një ndryshim i madh midis shpjegimeve të dhëna nga vendet që njohin Kosovën dhe ata që në të vërtetë e revokojnë njohjen e tyre. Disa thonë se kanë parime të përgjithshme ligjore. Por në thelb kjo nuk është e saktë. Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare është absolutisht e papranueshme. Shqiptarët në Kosovë nuk janë një komb. Ata janë një pakicë kombëtare shqiptare sepse populli shqiptar ka shtetin e vet – kjo është Shqipëria. A ka ndonjë komb tjetër që ka dy shtete? Dhe ata thonë se kanë nevojë për një president tani”.

Gazetari i “Russia Today”, insiston përsëri për idenë e presidentit të përbashkët shqiptar të propozuar nga Rama dhe e pyet ministrin serb se si ndihet për këtë.

Ata po flasin vetëm nga mendja e tyre. Ata po thonë atë që po mendojnë gjithashtu. Për ta qëllimi është krijimi i Shqipërisë së Madhe, pavarësisht se kush do të pësojë pasojat dhe kush do të fajësohet për këtë. Por ky është qëllimi i tyre – unifikimi i të gjithë shqiptarëve”.

Ndërkohë, në fund ai thotë se Shqipëria e Madhe nga politikanë e Tiranës mund të formohet në territorin shqiptar po jo në Kosovë, pasi Daçiç e konsideron atë tokë Serbe. Duke folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai thekson se Kosova nuk duhet të vendosë ultimatum për njohjen e pavarësisë. Gjithashtu thotë se BE nuk I ka vendosur kurrë Serbisë kusht njohjen e Kosovës për tu anëtarësuar në Union.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!