Humb jetën 67-vjeçarja, rritet në 114 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

schedule13:35 - 20 Prill, 2020

schedule 13:35 - 20 Prill, 2020

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Greqi. Mediat vendase raportojnë se një grua 67-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës.

E moshuara, thuhet se vuante nga obeziteti dhe se u nda nga jeta në spitalin Papanikolaou ku po merrte trajtim mjekësor. 67-vjeçarja bëhet kështu viktima e 114-të që humb jetën si pasojë e Covid-19 në Greqi.

Deri më tani vendi numëron 2,235 raste të konfirmuara me koronavirus. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!