Punonjësit e uzinës së përpunimit të thellë të naftës ne Ballsh janë grumbulluar në Fier, pasi janë të papunë, dhe nuk përfitojnë asnjë pagesë nga qeveria.
Edhe pse ne kohë pandemie, naftëtarët kanë deklaruar se ky grumbullim ishte i nevojshëm, pasi janë në kufijtë e mbijetesës.
Naftëtarët kanë shtuar se në asnjë hap, qeveria nuk është kujtuar për ta, as me pagesën e luftës.
Njëri prej naftëtarëve, pjesë e grevës së urisë, ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen, madje nuk hedh poshtë mundësinë e rinisjes së grevës së urisë.
“Jemi, mbledhur se ne nuk na kanë trajtuar me ndihmë. As nuk na kanë futur në pagën e luftës. I paguajmë shtetit 3-3.5 milion lekë në vit. Në nuk kemi dalë nga unë për faj të koronës por ne për faj të koronës po qëndrojmë në shtëpi. Faji ynë është që ne jemi pa punë? Ne kërkojmë të përfshihemi në pagën e luftës sepse i paguajmë shtetit. Kërkojmë të na thonë se çfarë do bëjnë me uzinën, duhet të na thonë. Nuk kërkojmë mëshirë, jemi qytetarë shqiptarë dhe kërkojmë të drejtën tonë”.
“Na kanë hedhur si qentë rrugës. I lutemi kryeministrit, Z, Ruci, ministrit të financave, që ta shohin problemin tonë. Kemi mbetur në udhëkryq, ne prapë do futemi në grevë urie, mos të tallen me bukën e fëmijëve tanë”.
“Po të hapësh borderotë tona, kemi paguar 3-3.5 milion lekë shtetit në vit. Ne jemi taksapaguesit më të mëdhenj, më të mëdhenj edhe se biznesi i vogël, duhet të na përfshijnë në pagën e luftës”.
Janë rreth 800 naftëtarë të cilët që prej daljes nga greva e urisë nuk kanë marrë asnjë pagese, dhe as përgjigje për vazhdimësinë e punës në këtë uzinë./abcnews.al

