Kina regjistron zero vdekje të reja nga koronavirusi për të tretën ditë radhazi

schedule09:01 - 20 Prill, 2020

schedule 09:01 - 20 Prill, 2020

Kina nuk ka pasur asnjë rast vdekjeje të shkaktuar nga koronavirusi për të tretën ditë radhazi. Me publikimin e shifrave për datën 19 prill, Kina raportoi vetëm 12 raste të reja, nga 16 që kishte një ditë më përpara.

Ndërsa, të hënën, u raportuan 49 raste të reja me persona që nuk kanë simptoma. Nga të gjitha rastet e reja, tetë ishin “të importuara, nga 9 që ishin një ditë më parë, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Ndërsa, u raportuan gjithashtu edhe katër raste të sëmurësh lokalë, duke përfshirë tre nga provinca e kufirit verilindor Heilongjiang dhe një në Monogoli.

Të premten Kina rishikoi numrin e raportuar të vdekjeve në mënyrë të konsiderueshme, duke përfshirë 50% të atyre në Ëuhan. Lajmi vjen pas disa javësh skepticizmi, nga brenda dhe jashtë Kinës, mbi vërtetësinë e shifrave të raportuara zyrtarisht. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!