Paralajmëron Thaçi: Javën tjetër hapat e fundit drejt një qeverie të re

schedule16:26 - 19 Prill, 2020

schedule 16:26 - 19 Prill, 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.

Thaçi, përme snjë postimi në Twitter është shprehur se javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e qeverisë së re.

Kreu i shtetit ka thënë tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, shkruan presidenti Thaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!