Pas deklaratave të ministrit të Financave dhe Ekonomisë reagoi Partia Demokratike. Sipas selisë blu, Ahmetaj gënjeu shqiptarët, kur tha se ndërtimet po financohen me hua bankare apo edhe se shifrat e punësimit janë rritur. Statitistikat e INSTAT-it, sipas PD-së, dëshmojne kriminalizimin e ekonomisë.
Ministri i Financave gënjeu shqiptarët. Ishte ky lajtmotivi i deklaratës së nënkryetares së komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku.
“ Ministri i Financave i gënjeu sot shqiptarët, kur u tha se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të sektorit bankar dhe se kredia është rritur”.
Vetë Instituti i Statistikave tregon për selinë blu se lejet totale të ndërtimit për vitin e kaluar janë rritur me 88% në gjithë Shqipërinë, ku Bashkia Tiranë zë vendin kryesor me një rritje prej 260% krahasuar me dy vitet më parë. PD shtron pyetjen, kush investon në këto ndërtime?
“ Përsa i përket kredisë për biznese për ndërtim nuk ka rritje. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se nuk ka rritje të kreditimit për bizneset dhe se ato po përdorin burime alternative”.
Këtu eshtë edhe moment i dytë ku ministri provoi të gënjente shqiptarët, tha Tabaku.
“Arben Ahmetaj gënjeu edhe kur flet për rritjen e punësimit më 1 shifër. Për të mbuluar gjendjen e rëdnë të papunësisë, qeveria ka mashtruar Eurostatin dhe ka deklaruar se në tremujroin e tretë të vitit te kaluar, punësimi është rritur me 8 mijë përsona që janë persona mbi 64 vjeç”.
Ministri Ahmetaj gënjeu edhe kur foli për Borxhin Publik, theksoi Tabaku, duke anashkaluar faktin se është Fondi Monetar Ndërkombëtar ai i cilikëshilloi qeverinë e rilindjes të llogariste edhe projektin 1 miliard./abcnews.al