Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të përballet me pasoja për situatën e shkaktuar nga koronavirus. Sipas Trump pandemia mund të ishte menaxhuar në Kinë dhe në këtë mënyrë mund të ishte ndaluar përhapja në Evropë, ndërsa theksoi se tashmë e gjithë bota po vuan për shkak të saj.
Gjatë fjalës së tij në konferencë Trump u shpreh se Kina është “zënë ngushtë” nga COVID-19.
“Kinezët janë “zënë ngushtë” dhe pyetja tani është nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “ një gabim që doli jashtë kontrollit, ose u bë qëllimisht”, shprehet Trump./abcnews.al