Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sërish bilanc tragjik në Francë, 642 persona humbin jetën brenda ditës nga koronavirusi

schedule22:50 - 18 Prill, 2020

schedule 22:50 - 18 Prill, 2020

Franca ka raportuar 642 vdekje të tjera të shkaktuara nga koronavirusi për 24 orë duke e çuar totalin e vendit në 19,323, niveli i katërt më i lartë në botë. Ministria e Shëndetësisë në vend tha se 364 nga viktimat kishin ndërruar jetë në spitale ndërsa 278 ndodheshin në shtëpi për të moshuar.

Numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë në të dhjetën ditë radhazi nga 5.833 në 194. Ky është niveli më i ulët që nga 31 Mars.

Brenda ditës, në Francë janë regjistruar 3,824 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri total i të infektuarve të rritet në 151,793. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!