Sulmuesi shqiptar i Osijek, Eros Grezda, është i izoluar si të gjithë futbollistët e tjerë në Europë, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në këto ditë karantinimi, të gjitha bizneset janë mbyllur, përfshirë dhe berberët.
Të gjithë meshkujt, po vuajnë për të ruajtur stilin e tyre të flokëve dhe kanë gjetur zgjidhjen më të shkurtër: Qeros! Kështu ka vendosur dhe Eros Grezda, i cili i ka shkurtuar të gjitha flokët e tij.
Futbollisti kuqezi nuk mund të rrinte pa e publikuar këtë model të tij të ri të flokëve në Instagram, madje e ka bërë në formë sondazhi, duke pyetur fansat e tij nëse është më mirë qeros apo më keq./abcnews.al