Qindra njerëz kanë shkuar në plazhin e Jacksonville të Floridës në Shtetet e Bashkuara pas hapjes së kësaj hapësirë për publikun, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Plazhi në këtë qytet u hap të premten pasdite në orën 5 për një kohë të caktuar dhe me kufizime, ndonëse Florida ka shënuar numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që prej fillimit të përhapjes.
Departamenti i Shëndetësisë në Florida ka regjistruar 1,421 raste të infektimeve vetëm të premten, numri më i lartë në 24 orë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 24,753, ndërsa 726 persona kanë vdekur.
Plazhet në Jacksonville tashmë do të hapen çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 11 të paradites dhe nga ora 5 e pasdites deri në orën 8 në mbrëmje. Njerëzit kanë të drejtë vetëm të ecin dhe të notojnë, por nuk kanë të drejtë të marin rreze dielli.
Aktualisht janë 692,000 raste të konfirmuara në vend dhe presidenti dhe qeveria federale janë kritikuar për mungesën e ventilatorëve në dispozicion për të trajtuar pacientët Covid-19 që hasin probleme të frymëmarrjes./abcnews.al