Godina e televizonit Skai në Greqi është sulmuar me molotov. Sipas mediave greke, 4 burra me kapuç hodhën molotov në orën 03:00 të mëngjesit.
Autorët lëvizën rreth murit të ndërtesës, në pjesën perëndimore hodhën molotovin dhe u zhdukën. Lënda plasëse është hedhur në katin e parë, ndërsa shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme serioze.
Rojet lajmëruan policinë, e cila nisi menjëherë kontrollin. Giorgos Avtias në emisionin e mëngjesit të Skai, “Kalimera” tha: “Ne të gjithë jemi mirë dhe programi i stacionit do të vazhdojë normalisht”.