Dabullës “i djeg” penalltia në Shkodër, Jupi: Sejdini i ngacmoi, patëm probleme

schedule16:52 - 17 Prill, 2020

schedule 16:52 - 17 Prill, 2020

Redi Jupi dhe Rezart Dabulla bënë ndeshjen e tretë të vitit 2020, atëherë kur blutë triumfuan dhe morën titullin kampion. Takimi i fundit përfundoi 2-2, kurse fazën e parë Dinamo e kishte mundur Tiranën. Të dy protagonistët e asaj ndeshjeje kanë folur për rivalitetin e asaj periudhe, në emisionin “Fan Zone” në Supersport.

“Ishte një skuadër e mirë Dinamo atëherë. U ndërtua për 3 vite. Ishte një punë e gjatë, nisi që në vitin 1999. U bënë përforcime vit pas viti. U arrit deri te titulli gradualisht. Edhe Tirana ishte ekip shumë i mirë, kishte rivalitet të shëndoshë. Ngacmoheshim shpesh, por ishim miq. Ishte një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Nuk e them se kam qenë unë aty, as them dot që ka qenë ndeshja më e mirë pas viteve ’90. Mbete një nga më të mirat.”

 

“Kemi bërë gati 26 rezultate pozitive. Më duket se nuk kemi humbur. Me Hafizin nuk po luanim keq, por nuk po vinin rezultate. Tiranës i shënuam tre gola për 30 minuta dh aty e pamë se ishim më lart se të tjerët. Pastaj e dyta, të gjithë e prisnin, arbitrin e huaj e kërkuam ne, më duket. Nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe. Vetëm mirë i bëri asaj ndeshje. Asnjë arbitër nuk e merrte përsipër. Ishin kohë të tjera atëherë. Fortuzi më thoshte e fituam në Shkodër. Nuk ishte Vllaznia rivali jonë”.

Sejdini, pas ndeshjes së parë në Tiranë, ku Vllaznia vinte si favorite, tha në konferencë për shtyp: “Shkodranët deri në Lezhë do thonë se luajtëm mirë, kur të vijnë aty do e kuptojnë që kanë pësuar tre”. Ajo deklaratë na krijoi probleme. Na hapën probleme, por fituam. Po ta fitonte Tirana atë kampionat, nuk do mbaheshim mend, se atëherë po i fitonte të gjitha (qesh). Atëherë nuk kishte tifozë vetëm në kryeqytet, por edhe në rrethe”.

 

REZART DABULLA – Ish-mbrojtësi i Tiranës, deklaroi: “Kemi pasur edhe ne ekip më të mirë. Dinamo kishte mesfushë më të mirë. Ata luan më mirë me topin, në atë ndeshje specifike. Dinamo atë vit e qarkullonte shumë mirë topin, pak e bënin. Luanin prej kohësh bashkë dhe ishin të lidhur. Kjo sillte rrjedhshmëri në lojë. Kishin një ndihmë në Shkodër, ku lojtari i Vllaznisë nuk shënoi me penallti”.

“Barazimi 2-2? Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Më duket se Egbo, te goli i Daniel Xhafajt, gaboi. E keni fituar me meritë, nuk ju mundëm në ndeshjet direkte. Na dominuar ndeshjen e parë, në të dytën kishte ekuilibër. Ishte rezultat i drejtë. Ajo ndeshja në Shkodër më ka lënë shije të keqe. Ai gabimi i penalltisë ishte skandaloz, forma si u gjuajt. Nuk është faji i Dinamos. Gjithsesi e merituat, por një ndihmë të vogël e morët”, tha Dabulla. /abcnews.al