Nga 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Media maqedonase Alsat raporton se në Shkup janë regjistruar 22 raste.
Harta e rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut
-Kumanovë 4 raste
-Prilep 3 raste
-Strugë 3 raste
-Veles 3 raste
-Manastir 1 rast
Lexo edhe: Katër raste të reja në Kosovë, infektohest stafi i Klinikës Gjinekologjike
Me rastet e regjisruara në 24 orët e fundit numri i personave të prekur shkon në 1,117.
Gjatë 24 orëve të fundit 3 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë, një nga Kumanova, një nga Prilepi dhe një nga Struga, duke e çuar numrin e viktimave në 49. /abcnews.al/



