Setien: S’e festoj titullin në tavolinë. Lautaro-Neymar? I dua të dy

schedule13:17 - 17 Prill, 2020

schedule 13:17 - 17 Prill, 2020

Barcelona renditet e para në Spanjë me dy pikë më shumë se Real Madrid, por Quique Setien nuk do e festonte një titull të fituar në tavolinë. Trajneri i katalanasve flet edhe për Champions League në një prononcim për Cadena SER.

Nuk mungon një koment për merkaton, teksa Barça interesohet për dyshen Lautaro Martinez-Neymar. Trajneri nuk zgjedh dhe dëshiron t’i ketë të dy në skuadër, teksa e mbyll me Leo Messin, kapitenin dhe yllin e skuadrës.

TITULLI – “Do të ishte logjike t’ia jepnin titullin Barcelonës nëse ky sezon nuk fillon më, por nuk më pëlqen të shpallem kampion në këtë mënyrë, nuk do të festoja. Champions? Janë 8 skuadra që mund ta fitojnë. Liverpool nuk është më, kështu që mund ta fitojë çdokush”.

MERKATO – “Lautaro apo Neymar? Do t’i zgjidhja të dy, pasi janë lojtarë të shkëlqyer. Edhe Coutinho është një lojtar i madh. Më ka pëlqyer gjithmonë, por është herët për të folur për të ardhmen e tij. Ai është një lojtar i joni, të shohim se ç’do të ndodhë”.

MESSI – “Shpresoj ta kem edhe sezonin e ardhshëm në skuadër. Do e bindim të qëndrojë, do i tregojmë projektin tonë fitues”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!