Manastirliu jep lajmin e mirë: 26 të shëruar në 24 orët e fundit

schedule19:13 - 16 Prill, 2020

schedule 19:13 - 16 Prill, 2020

Ditën e sotme u identifikuan 24 raste me COVID-19, por pavarësisht kësaj, ka edhe lajme të mira. Përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 26 persona, gjysma e të cilëve janë nga të prekurit në Shkodër.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“? 26 të shëruar në 24 orët e fundit, 12 prej të cilëve janë raste të konfirmuara në qarkun e Shkodrës.

?Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh e kaluar numrin e të infektuarve aktiv.

?Ende nuk ka përfunduar kjo përballje, ndaj jemi herët për bilance, por NUK DUHET HARRUAR SE MASAT E DISTANCIMIT FIZIK DHE HIGJENA JANË DY ARMË QË NUK DUHEN NEGLIZHUAR!”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!