Numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali është ulur sërish.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 525 persona nga COVID-19 në Itali. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend rritet në 22,170.
Gjithsesi, nga ana tjetër, numri i të prekurve ka vazhduar me trendin rritës. Në vendin fqinj janë konfirmuar 3,786 raste të reja me virusin korona. Në total numri i të prekurve në vend rritet në 168,941.
Italia vazhdon të mbetet vendi i tretë në botë më i prekur nga koronavirusi. Në vendin e parë janë SHBA-të me 653,099 të infektuar dhe 33,394 viktima. Ndërsa në vendin e dytë ndodhet Spanja me 182,816 të infektuar dhe 19,130 viktima. /abcnews.al/




