Një grua nga New York e cila ishte diagnostifikuar me COVID-19 është shëruar dhe më në fund ka dalë nga spitali.
Gruaja ishte shtatzanë kur u shtrua në spital dhe lindi në gjendje kome(një gjendje e thellë e pavetëdijes) e detyruar nga ana mjekësore për të ndihmuar në lindjen e fëmijës.
Ajo qëndroi për 11 ditë në terapi intensive dhe doktorët ishin të pashpresë se ajo mund t’ia dilte.
Por ia doli dhe arriti të shihte djalin e saj të porsalindur për herë të parë.
Ajo u duartrokit nga stafi mjekësor për forcën që tregoi dhe që në fund mposhti koronavirusin./abcnews.al