E gjithë familja, konfirmohen tre raste të reja me koronavirus në Fier

schedule09:41 - 16 Prill, 2020

schedule 09:41 - 16 Prill, 2020

Janë konfirmuar tre raste të reja me koronavirus në Fieri. Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për tre pjestarë të një familjeje në lagjen “Afrimi i Ri” në qytetin e Fierit.

Mësohet se ata nuk kanë patur histori udhëtimi jashtë gjatë javëve të fundit dhe dyshohet se janë infektuar nga kontakte rastësore.

Fieri numëron deri më tani 32 raste me koronavirus me një rritje të shpejt gjatë muajit mars.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në Shqipëri

– Tiranë 237 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 18 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 6 rast. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!