Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që rihap shkollat në kohë pandemie

schedule21:36 - 15 Prill, 2020

schedule 21:36 - 15 Prill, 2020

Danimarka filloi hapjen e shkollave të mërkurën, pas një muaji mbylljeje si shkak i krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Kështu, Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që hap shkollat në këtë kohë pandemie.

Çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore u rihapën në vend, për herë të parë që pas mbylljes më 12 mars në përpjekje për të frenuar epideminë e COVID-19.

Sidoqoftë, mësimi po rifillon vetëm në rreth gjysmën e komunave të Danimarkës dhe në rreth 35 për qind të shkollave në Kopenhagen-it pasi të tjerat kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përshtatur me protokollet shëndetësore që janë akoma në vend.

Të gjitha institucionet asrsimore pritet të rihapen deri më 20 prill.

Në Copenhagen, rreth 220 nxënës deri në klasën e dytë mbërritën në Parkun Norrebro Skole, të mirëpritur nga mësuesit e tyre që valvitin flamujt danez. Fëmijët në klasën e tretë dhe të katërt do të pasojnë ditën e enjte. Nxënësit u vendosën shpejt në klasa të riorganizuara, të dizajnuara për të zbatuar udhëzimet e rrepta sanitare.

Deri më tani, Danimarka numëron 6,681 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 309 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!