Sevilla humbet në CAS, Nancy përfiton 3.7 mln euro për Lenglet

schedule20:40 - 15 Prill, 2020

schedule 20:40 - 15 Prill, 2020

Transferimi i Clement Lenglet nga Sevilla, i kushtoi Barcelonës më shumë se 35 milion euro, plus bonuse të tjera. Fillimisht, këto para i mori të plota klubi i Sevillas. Kur kanë kaluar thuajse dy vite nga transferimi i Lenglet te Barcelona (gusht 2018), gjërat kanë ndryshuar.

Klubi i parë i Lenglet, AS Nancy, hodhi në gjyq Sevillan, pasi nuk kishim marrë 12% klauzolë që kishin rënë dakord fillimisht. Çështja shkoi në CAS dhe sot është marrë vendimi.

AS Nancy, klubi i Ligue 2 në Francë, e fitoi çështjen dhe do t’i marrë Sevillas për ish-kapitenin e tyre plot 3.7 milion euro. Ky lajm, u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e klubit francez./abcnews.al