Armend Asllani: Tre terapitë për kurimin e COVID-19

schedule20:10 - 15 Prill, 2020

schedule 20:10 - 15 Prill, 2020

Armend Asllani, zv.ministër i Shëndetsisë në Maqedoninë e Veriut shpjegon për “ABC News” si po trajtohen në Maqedoninë e Veriut pacientët me Covid -19. Ai konfirmon se aktulilisht përdoren dy protokolle mjekimi.

“Një nga ato është kombinimi i anti-malarikëve me antibiotikun sumamed dhe terapia e dytë që përdoret kur nuk mund të përdoret terapia e parë tek këta pacientë, është e dyta, që është një anti-retroviral i cili përdoret tek pacientët me HIV. Këto terapi janë rreptësisht të kontrolluara, qytetarët të mos i marrin me vetë-iniciativë pasi jepen në mënyrë precise dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve specialistë. Është përgatitur edhe një protokoll për trajtimin e pacientëve me koronavirus, dhe atë me plazmën e gjakut nga pacientë të kuruar tanimë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!