Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid, është si e gjithë pjesa tjetër e botës në izolim. Kohën e karantinës, spanjolli po e kalon duke u stërvitur në shtëpi, në praninë e familjes së tij. Ramos ka tre djem, të cilët i qëndrojnë pranë sa herë që kapiteni i Realit stërvitet.
Seancat e tij stërvitore, mbrojtësi madrilen i shpërndan në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku është shumë aktiv këto ditë “pushimi”. Në videon e publikuar sot, shihet se si Ramos stërvitet mbi pistën e vrapimit, por dhe çfarë bëjnë djemtë e tij.
Njëri nga fëmijët e Ramos, është i “ngjitur” në dritare, duke admiruar pamjen jashtë shtëpisë. Ndoshta dëshiron të dalë jashtë, por e pamundur. Ndërsa një nga djemtë e tjerë, i kërkon Ramosit të rrisë shpejtësinë dhe të stërvitet siç duhet. Sergio Ramos shihet teksa rrit shpejtësinë në pistën e vrapimit dhe fillon të buzëqeshë. Familje fantastike…/abcnews.al
??@SergioRamos no para… ¡y sus niños le piden más velocidad!? pic.twitter.com/6wgzoenT0F
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 15, 2020