Sot 11 vite më parë, Cristiano Ronaldo shënoi një supergol kundër Portos, gol që dhe vetë ylli portugez e pranoi si golin e tij më të bukur në karrierë. Ronaldos iu deshën vetëm 8 minuta për të shënuar nga 40 metra distancë përballë “Dragonjve”.
Manchester United duhet ta fitonte me patjetër takimin kundër ekipi portugez, për t’u kualifikuar. Predha e Ronaldos jo vetëm që i dha fitoren “Djajve të Kuq”, por u shpall dhe goli më i bukur i sezonit, me Ronaldon që mori çmimin “Puskas”. Me të vërtetë një supergol, i cili nuk duhet humbur…/abcnews.al