Sektori i turizmit në Shqipëri po shkon drejt falimentit pas goditjes së dytë të marë nga pandemia. Zak Topuzi kreu i Shoqatës së Turoperatorëve shprehet se në vend janë anuluar të gjitha prenotimet dhe ka shumë paqartësi edhe për muajt e verës.
“Industria turisitike është më e goditura në botë dhe e njëjta gjë është edhe në Shqipëri. Prenotimet janë pezulluar deri në qershor dhe prenotimet e mëvonshme janë pending ose thuajse të anuluara”, shprehet ai.
Masat e mara nga qeveria në paketën e dytë i konsideron të vonuara . Sipas kreut të Shoqatës së Turoperatorëve ndryshe nga rajoni, nuk u ndoqën këshillat e institucioneve ndërkombëtare për të rimëkëmbur këtë sektor.
“Pothuajse të gjithë punonjësit e industrisë janë pezulluar. Agjensitë , hotelet, baret apo restorantet janë të mbyllura. Mori një hap disa ditë me vonë ndërsa industria nxori nga puna punonjësit pasi kishte pamundësi për ti paguar. Kjo ishte e gabuar dhe nuk ndoqi këshillën e Organizatës Botërore të Turizimit që e ndoqi i gjithë rajoni”, tha Zak Topuzi.
Nëse situata e përhapjes së COVID-19 do të stabilizohet operatorët turistikë shpresojnë të thithin turistë nga vendet e rajonit e madje për këtë shprehen se do të ulin edhe çmimet.
“Shpresojme që me paketa më të lira 20-25% të kthejmë vëmednjen e këtij target grupi, në Shqipëri. Po luftojmë që shqiptarët të kalojnë pushime në Shqipëri, ose ata pak që kanë ende pushime apo qoftë edhe për fundjavë”, u shpreh ai.
Vetëm pak ditë më parë kreu i qeverisë deklaroi se 10 mijë punonjës të larguar nga sektori i turizmit do të mbështeten me një pagë prej 400 dollarësh ndërsa vuri në dispozicion edhe një fond për kredi prej 150 milion dollarësh nga i cili mund të përfitojë edhe turizmi./abcnews.al