Vidhet si në filma kompania në Tiranë: 3 hajdutët futen nga tubi i ajrimit, plani nga ish-punonjësi

schedule12:03 - 15 Prill, 2020

schedule 12:03 - 15 Prill, 2020

Tre persona të maskuar kanë vjedhur lëkurë për tapiceri makine në një kompani në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë ne Fushe-Mëzezë.

Mësohet se ne pranga të policisë kanë rënë: Ajet Sela, Arjan Murati dhe Vebi Shahu.

Plani për të kryer grabitjen është bërë në shtëpinë e Arjan Muratit, i cili është ish-punonjës i kësaj kompanie, shkruan abcnews.al

Burime bëjnë me dije se 3 grabitësit kanë hyrë në kompani nëpërmjet tubit të ajrimit. Pasi kanë bëre grabitjen ata janë konstatuar nga një patrullë policie në rruge që u kanë bërë thirrje të ndalojë.

Ndërkaq, autorët nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë tentuar të largohen me vrap. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të tyre dhe i kanë ndaluar nëpër rrugica. Gjatë arrestimit 3 autorëve u janë gjetur në trup leva dhe lekura që kishin grabitur.

Të arrestuarit  do të përballen sot më masën e sigurisë në Gjykaten Penale të Tiranës, nga gjyqtari Erjon Bani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!