Në morg nuk ka më vende, publikohen pamjet shqetësuese nga spitali në SHBA

schedule19:34 - 14 Prill, 2020

schedule 19:34 - 14 Prill, 2020

Disa foto shqetësuese të publikuara nga mediat tregojnë situatën dramatike në të cilën ndodhet një spital në Detroit.

Fotot janë shkrepur nga stafi i spitalit Sinai-Grace dhe trogojnë sesi trupat e pajetë të pacientëve me koronavirus po ruhen në dhoma boshe të spitalit. Në disa raste, qeset me trupa janë vendosur edhe “pirg” sipër njëra tjetrës.

Dy punonjës të tjerë të dhomave të urgjencës konfirmojnë se fotografitë janë një portretizim i saktë i situatës aktuale në spital gjatë fillimit të muajit prill, ndërsa shtojnë se punojnë nga 12 orë në ditë.

Duke qenë se morgu i spitalit ishte i tejmbushur, në një dhomë që përdorej nga spitali për veset e të fjeturit, u përdor për të ruajtur trupat.

Në një nga fotot e publikuara dy trupa duken të vendosur sipër shtratit ndërsa një trup tjetër shihet i vendosur në një karrike aty pranë. Të tre trupat janë në çanta trupash të bardha.

Dhe, në një foto tjetër të marrë nga CNN nga një punonjës i dhomave të urgjencës, çantat me trupa të pajetë duken se janë të vendosura njëra mbi tjetrën brenda një njësie frigoriferike në spital. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!