Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi, ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur për një transferim të mundshëm të Lautaro Martinez te katalanasit, mungesën e Cristiano Ronaldos në La Liga dhe një rikthim të tij te Barcelona, tashmë si trajner.
“Lautaro? Më pëlqen si futbollist, kush nuk e pëlqen? Ai luan gjithmonë mirë, të jep një mundësi pasimi, e sulmon shumë mirë hapësirën. Barcelona padiskutim që do të jetë e interesuar për një lojtar të tillë.
Cristiano? La Ligas i mungon Ronaldo. Ai shënonte çdo sezon 40-50 gola. Gjithsesi, Real Madridi është ende një ekip shumë i fortë, me lojtarë botërorë.
Unë trajner i Barcelonës? Nuk e di pse kaq shumë njerëz mendojnë se është gjëja e duhur, por padiskutim që më bën krenar. Do të ishte një ëndërr e bërë realitet, po flasim për shtëpinë time, për jetën time. Shpresoj që një ditë të realizohet, për momentin po mësoj shumë në Katar”, u shpreh Xavi./abcnews.al