Kokaina në Durrës, Prokurori i Antimafias përgëzon Prokurorinë dhe Policinë

schedule21:21 - 28 Shkurt, 2018

schedule 21:21 - 28 Shkurt, 2018

Pas kapjes se 613 kg kokainë në portin e Durrësit, prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho ka uruar Prokurorinë dhe Policinë shqiptare për operacionin e suksesshëm.
Sipas tij, ky është një ndër rezultatet e para të strategjisë së qeverisë shqiptare kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.
De Raho garantoi se Italia do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacional./abcnews.al