Trump: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese Covid 19

schedule07:53 - 14 Prill, 2020

schedule 07:53 - 14 Prill, 2020

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ai ka autoritetin e plotë që të bëjë dhe lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë. Ndërsa guvernatorë nga të dyja partitë u përgjigjën me shpejtësi, duke thënë se përgjegjësia e tyre kryesore kushtetuese është siguria publike në shtetet e tyre dhe se ata do të vendosnin se kur do të jetë e sigurt heqja e kufizimve dhe rikthimi normal i operacioneve.

Udhëheqësit demokratë në shtetet verilindore dhe ato perëndimore të vendit njoftuan një paktë të veçant shtetëror për të koordinuar përpjekjet e tyre për të mos lehtësuar kufizimet ose rihapur bizneset, ndërkohë që Presidenti Trump pretendoi se kjo ishte në kompetencën e tij.

Në një deklaratë për mediat Trump është shprehur se kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total.

Por ai nuk ofroi asnjë të dhënë specifike në lidhje me burimin e autoritetit të tij ose planin e tij për të rihapur ekonominë.

Presidenti Trump i shqetësuar nga pasojat e shëndetit dhe të ekonomisë ka mbështetur rekomandimet federale për distancimin shoqëror që skadojnë në fund të muajit. Por guvernatorët dhe drejtuesit lokalë kanë qenë ata që kanë vënë kufizime të detyrueshme, përfshirë mbylljen e shkollave dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore.

Ndërkohë ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat presidenti ka theksuar se së shpejti do të vendosë nëse do të rihapë ekonominë Shtetet e Bashkuara pasi ekspertët e shëndetit shprehen optimizëm se më e keqja e pandemisë së koronavirusit në vend së shpejti mund të kalojë.

Në Shtetet e Bashkuara, 42 nga 50 guvernatorët e shteteve kanë vendosur urdhëra për të qëndruar në shtëpi ndërsa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Presidenti Trump rekomandoi distancimin shoqëror të amerikanëve deri në fund të prillit, por tani po shqyrton mundësinë e rihapjes së plotë ose të pjesshme të vendit më 1 maj.

Ndërsa raportimet e mediave në Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar se vendimi për heqjen e kufizimeve është përgjegjësi e guvernatorëve të shteteve, Presidenti Trump përmes një postimi në tëitter është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Është vendim i Presidentit, dhe për shumë arsye të mira. Administrata dhe unë po punojmë ngushtë me guvernatorët, dhe kjo do të vazhdojë. Një vendim nga unë, në bashkëpunim me guvernatorët dhe me kontributin e të tjerëve, do të merret së shpejti!”, shkruan Trump./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!