U largua nga hoteli për ti shpëtuar karantinës, por arratia i zgjati shumë pak. Një qytetar nga Lushnja, i kthyer pak ditë më parë nga Greqia ka thyer vendimin për qëndruar 14 ditë i izoluar në hotel.
Burime për “ABC News” bëjnë të ditur se pavarësisht monitorimit nga policia dhe ushtria, qytetari ka mundur të dalë nga hoteli, duke u hedhur nga dritarja në pjesën e pasme.
Burimet sqarojnë se qytetari u kap rrugës për në banesën e tij në Lushnje. Burri është kthyer sërish në hotel.
Si të mos i mjaftonin vetëm shpenzimet e hoteli, ai tashmë duhet të paguajë edhe gjobën 700 mijë lekë, për thyerje të karantinës dy javore.
Në 3 hotelet e hapura në qytetin e Korçës janë vendosur me regjim karantine mbi 80 shqiptarë të ardhur nga Greqia. Një pjesë e tyre e kanë kundërshtuar këtë detyrim duke nxjerrë si shkak pagesën e hotelit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Korçë janë gjobitur për shkelje të masave të ndalim qarkullimit 253 qytetarë./abcnews.al