Në Biçukas të Divjakës, 300 dele janë djegur në stallë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shkak është bërë një shkëndije elektrike nga kabulli që përdorej për ndriçim nga pronaret e stanit.
Bashkia po merret me groposjen e bagëtive, ndërsa policia po heton për ngjarjen. Biznesi ishte i pasiguruar dhe ushqeheshin me të 8 anëtarë të një familjeje të ardhur nga Kukësi./abcnews.al