Masën më të re e qeverisë për zgjerimin e fashës orare të qarkullimit banorët e Vlorës e shohin si të nevojshme për sa kohë që ka njerëz që duhet të plotësojnë nevojat e tyre. Sa i përket lëvizjeve të tyre theksojnë se ende ndihet rreziku i përhapjes së koronavirusit.
“Është një tolerancë e mirë për ato që kanë nevojë dhe ato që kanë nevojë të punojnë. Është e rëndësishme që të bëjmë kujdes dhe të mbrohemi”, është shprehur një qytetar.
Më mirë ndihen tregëtarët që tashmë do të punojnë disa orë më shumë dhe do të përfitojnë më shumë të ardhura.
“Shumë mirë të paktën do të punojmë më shumë”, ka thënë një tregtar.
Gjithësesi tregjet në Vlorë kanë qënë të mbipopulluara në orët e para të mëngjesi. Siç duket dhe nga pamjet pjesa më e madhe e konsumatorëve kanë qëndruar të grumbulluar dhe pa mjete mbrojtëse./abcnews.al