Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka treguar prapaskenën e largimit të tij nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2012. Francezi sapo kishte dalë nga akademia e të rinjve dhe në formacionin e Fergusonit nuk kishte vend për të.
”Vëllai im ishte shumë nervoz kur unë nuk luaja. Më thonte përherë: largohu, nëse këtë nuk të duan, atëherë shko luaj në ekip tjetër. Ata do ta shikojnë që iu duhesh”, tregon Pogba për faqen zyrtare të Manchester United.
“Ndërsa mamaja ime e kishte të qartë. ‘Ti do të luash diku tjetër, por një ditë do të rikthehesh sërish këtu. Vetëm mos u shqetëso’, më inkurajonte. Dhe unë u riktheva”, mbyll 27-vjeçari, i cili ka disa kohë që flitet për një largim të mundshëm nga United. /abcnews.al

