Shumica e liderave janë të pasionuar pas futbollit dhe bëjnë tifozllëk për skuadrën e zemrës. Sali Berisha është ndryshe, ai nuk ia ka fare idenë lojës më të bukur me top, teksa njihet si një simpatizant i kombëtares franceze.
Edhe pjesëmarrjet në stadium i ka të rralla, si kjo e 26 viteve më parë. Ishte maji i vitit 1994 dhe në “Qemal Stafa” luhej ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës. Një gol i Malkos i dhuronte trofeun bardhebluve dhe ishte Sali Berisha, atëherë në postin e Presidentit të Republikës, ai që i dhuronte kupën Tiranës.
Doktori është bërë nostalgjik dhe ka postuar këtë video në faqen e tij zytare. “Miq, mendova të ndaj me ju këtë video të vitit 1993 (gabon pasi është luajtur një vit më vonë), e cila tregon pjesët më të bukura të ndeshjes finale midis Tirones dhe Teutes, dhe dorëzimin e Kupës fitimtarit, ekipit të Tirones! Shpresoj t’ju pëlqejë”, shkruan Berisha. /abcnews.al