Sandro Tonali është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. 19-vjeçari provoi sivjet të luajë për herë të parë në Serie A dhe Brescia e ka të qartë që zotëron një talent të madh.
Mesfushori italian, i cili kujton njëfarë Andrea Pirlo, është një tifoz i Milanit, një prej klubeve që po punon për ta blerë.
Mediat italiane raportojnë ofertën e fundit të kuqezinjve. “Djalli” ka gati 30 milion euro dhe huazimin e dy lojtarëve të rinj: mbrojtësit Matteo Gabbia (20 vjeç) dhe portierin Alessandro Plizzari (20 vjeç).
Një ofertë interesante për “Dallëndyshet”, por presidenti Cellino kërkon para të thata dhe nuk heq dorë nga kërkesa prej 50 milion eurosh për të lënë të lirë Sandro Tonalin. /abcnews.al