Meta përshëndet aksionin e policisë për kapjen e 613 kg kokaine

schedule13:34 - 28 Shkurt, 2018

schedule 13:34 - 28 Shkurt, 2018

Aksioni i fundit i Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është përshëndetur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kreu i shtetit ka theksuar se rreziku kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.Për presidentin e Republikës është domosdoshmëri rritja e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!