“Ekonomia shqiptare në karantinë”, eksperti i financave: Duhet menduar një plan që të mbahet në këmbë

schedule17:49 - 11 Prill, 2020

schedule 17:49 - 11 Prill, 2020

Eksperti i financave Arjan Kadareja në një intervistë për “ABC News” ka folur situatën ekonomike në të cilën gjendet vendi për shkak të pandemisë. Kadareja fondin e miratuar nga qeveria nuk e ka vlerësuar si të mjaftueshëm, ndërsa theksoi se për biznesin duhet të bëhet më shumë për ta ndihmuar në këtë kohë krize.

Eksperti i financave tha se bizneset që kanë mungesë të ardhurash në llogaritë e tyre, duhet të ndihmohen nga qeveria. Më tej ai theksoi se për të pasur pika më të qarta duhet të pritet të bëhet publike nga qeveria paketa tjetër.

“Kriza zgjat shumë, përmendet të rikthehet në shtator. Nëse në qershor futemi në aktivitet brenda vendit, sektorë si ndërtimi mund të punojnë. Nëse fillon me kujdes trajtimi i situatës atëherë sektori i shërbimeve mund të ketë lehtësime. Duhet menduar një plan që sektori i turizmit të mbahet në këmbë”, u shpreh Kadareja.

Gjithashtu ai theksoi se paketa që premtohet duhet të lëvrohet sa më shpejt.

“Bizneset e mëdha ose edhe të mesme që bëjnë të ardhura, por nuk bëjnë të ardhura të mjaftueshme kanë një garanci që marrin një kredi në momentin që iu duhet. Biznese të kreditueshme janë ato që punojnë deri në një nivel të caktuar në kapacitet. Nëse pas tre muajsh pakësohet puna, në varësi të situatës duhet të rishikohen përsëri, paketat që mund të ndihmojnë”, u shpreh ai.

Në pritje të paketës së dytë të qeverisë cila është gjëja më urgjente që sugjeroni?

Kadareja: Paketa e dytë duhet të mbajë parasysh afatin kur mendon se aktiviteti do të jetë normal, ti lehtësojë nga pagesa e fuqisë punëtore.

Është një lehtësim për ata që marrin hua. Edhe sistemi bankar përballet me rrezik në këto kushte të COVID-19. Bizneset kanë nevojë për hua afatashkurta për të mbuluar shpenzimet që ju dalin në këto kushte.

Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë në tregje sekondare dhe të blejë letra afatshkurta në mënyrë që ta pëcjellë politikën monetare në segmente të tjera. Ato norma interesi ka të ngjarë të ulnin normat e interesit të kredive. Banka e Shqipërisë mendon që ekonomisë shqiptare do ti duhet një stimul më i mirë.

Kur mendoni se ekonomia shqiptare mund ti kthehet normalitetit?

Kadareja: Pas kësaj krize ekonomia shqiptare i ka kushtet që ta fillojë sërish rritjen. Ne kemi një stimul për rindërtimin dhe mendoj që edhe investime të tjera kapitale mund të ndikojnë. Pra dalja nga kjo krizë u imponua nga COVID-19, dhe ekonomia shqiptare u fut në karantinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!