Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

17 të infektuar të rinj me koronavirus, shkon në 433 numri total i të prekurve

schedule11:03 - 11 Prill, 2020

schedule 11:03 - 11 Prill, 2020

Ka vijuar edhe sot me ritme më të ulta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 17 raste të reja nga 259 të testuar duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 433.

Rastet e reja ishin në Tiranë (10), Shkodër (3), dhe nga një rast në Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës.



Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Në shërbimin Infektiv, aktualisht janë 53 të shtruar, 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Qytetet më të prekura janë Tiranë, Durrësi, Fier dhe Shkodra, ndërsa deri më tani janë shënuar 24 të vdekur.

Rastete e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-10 raste Tiranë
-3 raste Shkodër
-1 rast Pukë
-1 rast Lushnje
-1 rast Kruje

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë           209 raste
– Durrës           39 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         52 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!