Antoine Griezmann, sulmuesi i Barcelonës, ka vendosur të vendosë në jetë nje ide gjeniale. Francezi ka bashkuar pasionin e tij për video-game dhe solidarizimin financiar në këtë moment të vështirë në Barcelonë, Spanjë e në të gjithë botën.
Kampioni i Botës ka vendosur që të luajë me një video-game online për 24 orë, në livestream, dhe çdo person që do të futet ta ndjekë, duhet të paguajë një shumë të caktuar, para këto që do të shkojnë për spitalet e Barcelonës.
24 orë, është shumë vështirë që të mbushen vetë, prandaj Griezmann ka vendosur që të marrë edhe yllin e Manchester United, Paul Pogba. Dy kampionët e botës mendohet se do të ndiqen nga miliona njerëz, që përkthehet në miliona para. Gjest i madh i dy yjeve francezë!/abcnews.al
? @AntoGriezmann y la Cruz Roja se unen contra el coronavirus
? El jugador francés ha lanzado este viernes un programa de 24 horas con el fin de recaudar dinero para la lucha contra la pandemia https://t.co/Yy91oNNXGW— MARCA (@marca) April 10, 2020